
Shëndet
Çaj Bimor Anti Stres - ATC Natural 100 gr
€2.95
Disponueshmëri: 6 në stok
Çmimi përfshin TVSH. Transporti në pagesë.
Sasi
Dërgesë & pagesë
- 48-72 orëAfati i dërgimit
- Transport falasMbi 100€ vlerë
- Para në dorëPaguani kur t'ju dorëzohet.
- Mbështetje8:30 – 22:00
Paguaj deri në 12 këste, pa kamatë: 0,25 € /muaj
Përshkrimi i produktit
Përbërja: Lule murrizi, kamomil, bar blete, mente, sherebelë, shpatore, sumbull bari, lëvore shelgu. Vetitë kuruese : Bimët e kombinuara në këtë çaj, duke plotësuar veprimet e njëra-tjetrës i japin atij një efekt të plotë qetësues në neurozat e ndryshme, në pagjumësitë, lodhjet nervore si dhe në dhimbjet e kokës. Sumbullari ka veti të lehta hipnotike dhe qetësuese që kombinohen me vetitë spazmalitike dhe sedative mjaft të mira të kamomilit, murrizit dhe gjetheve të mentes, si dhe me vetitë e lehta gjumësjellëse të barit të bletës. Gjethet e urdhit lehtësojnë spazmat bronkiale dhe kanë veti antinevralgjike. Fleta e sherebelit dhe mentja veprojnë në shqetësimet nervore, në marrjet e mendve dhe në gjendjen e ligështimit. Lëvorja e shelgut në saj të përmbajtjes së balicinës qetëson dhimbjet në nevralgji dhe vepron ndjeshëm kundër pagjumësisë. Përgatitja : Një lugë gjellë nga përzierja hidhet në një filxhan më ujë të valuar. Lihet 5-10 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë. Mund të konsumohen deri në 2 filxhanë çaj në ditë.
